Për shkak se testet kanë qenë vetëm në gjuhën maqedonase, nxënësit shqiptarë kanë braktisur një garë që është mbajtur sot në Shkup në lëndën e matematikës.
Në garë kanë qenë 155 nxënës, prej tyre 80 shqiptarë. Disa prej prindërve kanë shprehur revoltën për këtë diskriminim të bërë nga përgjegjësit e Fakultetit të Matematikës, ku është përgatitur testi.
Secili garues që ka marrë pjesë në këtë garë paraprakisht është dashur që të paguajë tesin që ka kushtuar 300 denarë. /SHENJA/