Shtëpia e Bardhë ka publikuar një video në X, ku presidenti amerikan, Donald Trump, flet për Samitin e NATO-s në Turqi, duke e cilësuar atë si një sukses të madh.
“Sapo përfunduam një Samit shumë të suksesshëm të NATO-s këtu në Turqi dhe dua të falënderoj presidentin Erdogan, i cili është vërtet një njeri i madh. Ai është një udhëheqës i shkëlqyer”, dëgjohet të thotë Trump.
“Dua gjithashtu të falënderoj Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Ruta. Mark është një person i jashtëzakonshëm, i zgjuar dhe një udhëheqës i madh. Nuk është e lehtë të drejtosh kaq shumë liderë”, shtoi ai.

Presidenti amerikan tha se gjatë samitit zhvilloi bisedime me disa liderë botërorë, përfshirë takime dypalëshe me presidentin Erdogan, presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderin sirian Ahmed al-Sharaa.
Sipas Trumpit, në çdo bisedë ishte e qartë se “Amerika është rikthyer” dhe se ajo është “më e fortë, më e madhe dhe më mirë se kurrë më parë”.
Video përfundon me fjalët: “Ky ishte një samit jashtëzakonisht i suksesshëm. Dua vetëm të them se në atë sallë kishte një ndjenjë të jashtëzakonshme miqësie dhe vullneti të mirë”.


























