Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është gjallë, por ka pësuar plagë të rënda në anën e majtë të trupit, transmeton Anadolu.
“Ai është plagosur shumë rëndë. Ana e majtë e trupit, krahu, këmba, e gjithë ajo pjesë”, i tha Trump komentatorit politik Glenn Beck.
Ai tha se nëse Khamenei ka vdekur, qeveria iraniane “po bën një shfaqje mjaft të mirë” duke pretenduar se konsultohet rregullisht me të.
Trump gjithashtu parashikoi se lufta me Iranin do të përfundojë “mjaft shpejt”, duke përsëritur pretendimet e tij se SHBA-ja ka arritur të rihapë Ngushticën e Hormuzit.
Të martën, presidenti amerikan tha se 10 milionë fuçi naftë kaluan përmes kësaj rruge strategjike ujore, ndërsa 22 anije kaluan të sigurta gjatë natës.
“Patëm fitoren në Venezuelë dhe shumë shpejt do të kemi një fitore të madhe edhe këtu”, tha ai.


























