Ankaraja thotë se Izraeli nuk do të marrë pjesë në asnjë stërvitje të ardhshme të NATO-s derisa të arrihet një armëpushim i përhershëm në Gaza, transmeton Kosova Post.
Turqia do të bllokojë çdo bashkëpunim të ri, duke përfshirë stërvitjet ushtarake, midis Izraelit dhe NATO-s derisa të arrihet një armëpushim i përhershëm në Gaza, thanë burimet zyrtare turke të hënën për Middle East Eye.
Gazeta izraelite Yedioth Ahronoth raportoi gjatë fundjavës se Turqia e ka bllokuar Izraelin të marrë pjesë në stërvitjen vjetore të NATO-s mbi “rezistencën dhe gatishmërinë emergjente” në Bullgari, e cila do të mbahet në shtator.
Një burim spekuloi se masa e fundit mund të lidhet me deklaratat e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili u zotua të mbronte komunitetet druze dhe kurde në Siri. Këto deklarata dhe prania ushtarake e Izraelit në Siri kanë zemëruar Ankaranë, e cila beson se Netanyahu synon të ndajë vendin.
Një burim zyrtar turk mohoi se masa kishte të bënte me Sirinë. “Ne kemi bllokuar angazhimet e reja të Izraelit me NATO-n për më shumë se një vit”, tha burimi. “Megjithatë, aktivitetet që rrjedhin nga statusi i Izraelit në NATO vazhdojnë.”/KosovaPost/


























