Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Abazi me ‘perlën’ e radhës: Kurti është idhnak i majtë

    Abazi me ‘perlën’ e radhës: Kurti është idhnak i majtë

    Komisionet parlamentare shqyrtojnë ndryshimet buxhetore për sivjet

    Komisionet parlamentare shqyrtojnë ndryshimet buxhetore për sivjet

    Maqedonci: Jemi të përgatitur për çdo situatë dhe çfarëdo kërcënimi

    Maqedonci: “VALOR SHIELD 2026” dëshmon avancimin dhe profesionalizmin e FSK-së

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën

    “Bondsteel të jetë bazë e përhershme”, “shqetësuese mbrojtja që Vuçiq i bën Radoiçiqit”, Kurti deklarohet pas takimit me senatorët

    “Bondsteel të jetë bazë e përhershme”, “shqetësuese mbrojtja që Vuçiq i bën Radoiçiqit”, Kurti deklarohet pas takimit me senatorët

    Deputeti kroat: Kosova është shtet sovran dhe i pavarur – në Serbi ka çetnikizëm, të gjithë janë njësoj

    Deputeti kroat: Kosova është shtet sovran dhe i pavarur – në Serbi ka çetnikizëm, të gjithë janë njësoj

    Nëse s’ka marrëveshje, OVL-UÇK paralajmëron tubim për të hënën para Kuvendit

    OVL-UÇK i reagon Kosit: Nëse nuk fillon zbatimi i ligjit pas hyrjes në fuqi, rinisin protestat

    Kurti priti në takim mirëseardhës ambasadorin e ri të Belgjikës

    Kurti priti në takim mirëseardhës ambasadorin e ri të Belgjikës

    KPM miraton transmetimin eksperimental ‘Radio Policia e Kosovës’

    KPM miraton transmetimin eksperimental ‘Radio Policia e Kosovës’

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    “Sarajevo Saga” e Çapalikut, e përkthyer nga Konushevci, promovohet në Londër

    “Sarajevo Saga” e Çapalikut, e përkthyer nga Konushevci, promovohet në Londër

    Anne Carson fiton Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2026

    Anne Carson fiton Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2026

    Prokuroria autorizon IPK-në për hetimin e veprimeve të Policisë dje

    Prokuroria autorizon IPK-në për hetimin e veprimeve të Policisë dje

    A e dini se Shqipëria dhe Turqia kanë një Traktat të Miqësisë së Përjetshme?

    A e dini se Shqipëria dhe Turqia kanë një Traktat të Miqësisë së Përjetshme?

    Armiqtë brenda nesh

    Armiqtë brenda nesh

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

“Vidovdani”, dita kur serbët festojnë humbjen

28 Qershor 2026, 7:32
në Lajme
“Vidovdani”, dita kur serbët festojnë humbjen
Share on FacebookShare on Twitter

Data 28 qershor shënon zhvillimin e Betejës së Kosovës, ku koalicioni i ushtrive të popujve të Ballkanit pësoi humbje nga Perandoria Osmane.

Pas kësaj humbjeje, popujt e Ballkanit u pushtuan nga otomanët ose u detyruan të bëhen vasal të sulltanit.

Princërit shqiptarë vazhduan të luftojnë e më i shquari ndër ta ishte Skenderbeu. Serbia u bë pjesë e Perandorisë Osmane.

Beteja e Kosovës u zhvillua më 28 qershor (15 qershor sipas kalendarit të vjetër), 1389 në Fushën e Kosovës, midis koalicionit të ushtrive të popujve të Ballkanit, të prirë nga princi Lazar dhe forcave otomane të udhëhequra nga sulltani Murati I (mbretëroi 1360–89). Beteja ishte e ashpër dhe në të u vranë të dy liderët, Princi Llazar dhe Sulltan Murati, si dhe shumë princër tjerë.

Të dy ushtritë gati se u zhdukën fare.

Por, Perandoria Otomane kishte resurse të ngrinte një ushtri të re, për kohë më të shkurtër.

Popujt e Ballkanit nuk kishin mundësi të merrnin veten shpejtë dhe shumica prej tyre përfundimisht ranë nën sundimin Otoman.

Nuk ka shumë të dhëna për Betejën e Kosovës e madje shumica e këtyre të dhënave janë kontradiktore me njëra tjetrën.

Prandaj, kjo ngjarje sot më shumë dihet për nga mitet rreth saj se nga faktet historike.

Nën sundimin e Sulltan Muratit I, otomanët e zgjeruan sundimin e tyre nga Anadolli në Ballkan.

Në verën e vitit 1389, Sulltan Murati arriti në Kosovë ku u përball me koalicionin e princave.

Ndonëse beteja përshkruhet si betejë mes serbëve dhe turqëve apo mes të krishterëve dhe myslimanëve, faktet thonë krejt të kundërtën.

Në njërën anë ishin otomanët, ushtria e të cilëve përbëhej edhe nga ushtarë të popujve e princërve vasalë të tyre, përfshirë edhe të krishterë.

Në anën tjetër ishte një koalicion i princave të popujve të Ballkanit, ndër ta edhe shumë princa shqiptarë.

Dihet se në betejë është vrarë Princi Llazar, por nuk dihet për rrethanat në të cilat është vrarë.

Princi tjetër serb, Vuk Brankoviq, duke parë se beteja nuk mund të fitohej dhe duke ditur se duhej të shpëtonte sa më shumë ushtarë që të mundet, u tërhoq nga beteja.

Në tregimet serbe, Brankoviq cilësohet si tradhtar dhe tradhtia e tij si shkas për vdekjen e Princit Lazar.

Në betejë është vrarë edhe Sulltan Murati I, të cilin besohet se e ka vrarë Milosh Obiliqi, një nga heronjt kryesorë në tregimet dhe legjendat për Betejën e Kosovës.

I biri i Muratit I, Bajaziti I, u bë sulltan dhe e vazhdoi edhe për një kohë fushatën e zgjerimit të pushtimit otoman në Ballkan, por më 1403 u mund afër Ankarasë nga trupat mongole të Timurlengut.

Kjo u dha mundësi zotërinjve shqiptarë që të forcojnë pozitat e tyre. Në këtë kohë dalin në skenë familjet si Balshajt, Dukagjinët e Zahariajt në Shqipërinë e Veriut; Kastriotët, Topiajt, Arianitët, Muzakajt e Gropajt në Shqipërinë Qendrore; Shpatajt, Zenebishët në Shqipërinë e Jugut.

Në këtë kohë, Venediku arriti të merrte qytetet bregdetare, që nga gjiri i Kotorrit, e deri në Artë.

Budva, Ulqini, Shkodra, Lezha, Durrësi, Parga, që ishin qendra të rëndësishme tregtare e shkëmbimi me viset e brendshme të vendit u bënë pjesë e asaj që në histori njihet si Arbëria Venedikase.

Si e shfrytëzoi Slobodan Milosheviqi këtë ngjarje

Më 28 qershor 1989, Slobodan Milosheviq, president i atëhershëm i Serbisë, mbajti fjalimin e tij të famshëm që ishte ngjarja kryesore e eventeve të organizuara për të shënuar 600 vjetorin e Betejës së Kosovës.

Kjo ngjarje është mbajtur pak kohë pasi Milosheviqi kishte hequr autonominë e Kosovës që kishte nxitur demonstrata të mëdha në tërë Kosovën.

Sipas raporteve të Serbisë e Jugosllavisë, atë ditë në Gazimestan ishin mbledhur deri në 2 milion njerëz.

Sipas agjencisë Reuters ishin rreth 300 mijë.

Gjatë fjalimit të tij, Milosheviq kishte thënë se: “Përsëri jemi para betejave dhe në beteja. Këto nuk janë të armatosura, por as të tillat nuk mund të përjashtohen”.

Kjo fjali qe interpretuar si kërcënim dhe paralajmërim i Milosheviqit për luftërat që do të niste në ish-Jugosllavi.

Fjalimi u ndoq nga përfaqësues të shtetit serb dhe jugosllav dhe të Kishës Ortodokse Serbe.

Ngjarja u bojkotua nga anëtari kroat i Presidencës, Stipe Šuvar, si dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara dhe të gjithë ambasadorët e vendeve të Komunitetit Evropian dhe vendet e NATO-s, me përjashtim të Turqisë, që kishte interes të drejtpërdrejtë në këtë ngjarje si shteti pasardhës i Perandorisë Osmane.

Në të njëjtën ditë, 12 vite më vonë, Milosheviqi është dorëzuar në Hagë nga autoritetet e Serbisë, për t’u gjykuar për krimet e luftës të kryera në Kosovë nga forcat e sigurisë të udhëhequra nga Slobodan Milosheviq.

Në këtë datë, serbët çdo vit festojnë Ditën e Shën Vidit, e njohur si Vidovdan në gjuhën serbe, duke u mbledhur në kisha dhe tempuj të shenjtë të popullit serb, në Graçanicë dhe Gazimestan-afër Obiliqit, për të kryer rituale fetare, si përkujtim i Betejës së Kosovës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për menaxhimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e manifestimeve që pritet të zhvillohen me rastin e “Vidovdan-it”, më 28 qershor 2025.

Sipas njoftimit zyrtar, Policia ka hartuar dhe aktivizuar një plan operacional gjithëpërfshirës, i cili përfshin masa të shumta për ruajtjen e rendit publik, orientimin e trafikut rrugor dhe kontrollin kufitar në të gjitha rajonet e vendit.

Gjatë një takimi të zhvilluar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, menaxhmenti i lartë ka shpalosur në detaje planin e masave operative, duke informuar përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare që ishin të pranishëm në takim.

Në kuadër të këtij plani, janë angazhuar njësi të ndryshme policore që do të jenë të pranishme në terren për të ofruar siguri, për të parandaluar çfarëdo incidenti të mundshëm dhe për të siguruar që manifestimet të zhvillohen në mënyrë paqësore.

Policia e Kosovës u ka bërë apel qytetarëve dhe pjesëmarrësve në këto aktivitete që të shmangin çdo provokim, të respektojnë ligjin dhe udhëzimet e zyrtarëve policorë në terren.

Po ashtu, qytetarët janë njoftuar për mundësinë e bllokimeve të përkohshme apo devijimeve të trafikut, dhe u kërkohet mirëkuptim i plotë në këtë drejtim.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në përmbushjen e detyrave të saj ligjore dhe garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim,” thuhet në njoftim.

Përndryshe, më 10 qershor të vitit të kaluar, Komuna e Graçanicës kishte marrë vendim që kjo festë të shënohet dhe festohet me simbole dhe flamuj të shtetit serb.

Këtë vendim, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 12 qershor, e ka rrëzuar përfundimisht duke vendosur që në festën e “Vidovdanit”, të mos ketë simbole dhe flamuj serb.

Në arsyetim, gjykata tha se vendimi në fjalë mund të provokojë tensione ndëretnike, veçanërisht nëse perceptohet se autoritetet komunale favorizojnë një komunitet në kundërshtim me rendin ligjor.

“Ky rrezik për rendin publik është edhe më i lartë në kontekstin kur simboli i një shteti tjetër shfaqet në mënyrë të organizuar nga një autoritet publik komunal, pa pëlqimin ose autorizimin e institucioneve qendrore”, thuhet në arsyetimin e Aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Abazi me ‘perlën’ e radhës: Kurti është idhnak i majtë

Abazi me ‘perlën’ e radhës: Kurti është idhnak i majtë

14 minuta më parë
Komisionet parlamentare shqyrtojnë ndryshimet buxhetore për sivjet

Komisionet parlamentare shqyrtojnë ndryshimet buxhetore për sivjet

29 minuta më parë
Maqedonci: Jemi të përgatitur për çdo situatë dhe çfarëdo kërcënimi

Maqedonci: “VALOR SHIELD 2026” dëshmon avancimin dhe profesionalizmin e FSK-së

9 orë më parë
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën

10 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH