I pyetur nga gazetarët se si do ta shpëtojmë Trepçën, të cilën Prishtina e konsideron pronë të saj, Presidenti Aleksander Vuçiq tha se do të gënjejë nëse thotë se do të jetë e lehtë, transmeton Kosova Post.
“Serbët në Kosovë e dinë se do të jetë e vështirë dhe çdo betejë për ruajtjen fizike të Valacit dhe Gazivodës, dhe pjesës metalurgjike dhe minierave të Trepçës, si dhe minierave të vogla, veçanërisht në komunën e Leposaviqit. Nuk do të jetë e thjeshtë apo e lehtë, por ne do të luftojmë, sepse nuk kemi tjetër alternativë në këtë betejë. Ata (serbët në Kosovë e dinë që Serbia është me ta dhe se ne do t’i ndihmojmë në të gjitha mënyrat “, ka thënë Vuçiq, sot në shënimin e ditës së minatorëve, raporton tanjug.
Ai tha se Serbia nuk do të heqë dorë nga kapacitetet e saj termike, transmeton Kosova Post.