Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sonte se do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, e cila mbahet 7 deri më 19 shkurt, dhe ku marrin pjesë udhëheqës të shteteve më të rëndësishme të botës.
Vuçiq këtë deklaratë e ka bërë në televizionin serb “Pink”, pas protestës së djathtistëve pro-rusë në Beograd.
“Ne kemi një periudhë të vështirë përpara, të premten do të jem në Mynih ku do të bisedoj me udhëheqës shtetesh më të rëndësishme të botës. Janë takime të vështira, por duhet të shkoj që Kurti të mos bëjë atje çfarë të dojë”, thekson Vuçiq,


























