Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se Ukraina nuk do të pranojë asnjë marrëveshje paqeje të arritur midis SHBA-së dhe Rusisë në mungesë të saj.
Zelensky u shpreh se vendi i tyre do të duhej të ishte në tryezën e bisedimeve, raporton Sky News.
Ai tha se nuk diskutoi anëtarësimin në NATO në telefonatën që pati me Donald Trumpin.
“Sot është e rëndësishme që gjithçka të mos shkojë sipas planit të Putinit, në të cilin ai dëshiron të bëjë gjithçka për t’i bërë negociatat dypalëshe”, tha presidenti ukrainas.


























