Zëvendëskomandanti Suprem i Forcave Aleate në Evropë, Sir Johnny Stringer, ka qëndruar sot në Komandën e Forcës së Përbashkët të NATO-s në Napoli, ku është informuar mbi operacionet kryesore rajonale.
Gjatë vizitës, ai është njoftuar për zhvillimet dhe misionet në kuadër të NATO-s, përfshirë edhe operacionet që lidhen me Forcën e Sigurisë së Kosovës, misionin e NATO-s në Irak, si dhe strukturën e Shtabit të Luftimit.
Sipas njoftimit, vizita ka pasur për qëllim rritjen e koordinimit dhe shkëmbimin e informacioneve mbi angazhimet aktuale të forcave aleate në rajone të ndryshme.
Zyrtari i lartë i NATO-s ka vlerësuar bashkëpunimin dhe rëndësinë e operacioneve të përbashkëta në kuadër të sigurisë ndërkombëtare.


























