Nesër fillojnë ndeshjet për çerekfinalet në Ligën e Kampionëve UEFA, transmeton Kosova Post.
Ndeshjet për çerekfinalet e turneut më të rëndësishëm të futbollit evropian në nivel të klubeve do të zhvillohen nesër dhe të mërkurën me 12 prill.
Real Madrid, ekipi më i suksesshëm në historinë e Ligës së Kampionëve me 14 trofetë që ka fituar, përfshirë edhe sezonin e kaluar, do të përpiqet të kapërcejë pengesën e saj Chelsea në rrugën për të mbrojtur titullin e tij.
Gjysmë-finalistët do të përcaktohen në fund të ndeshjeve të kthimit që do mbahen në datat 18-19 prill.
Programi i ndeshjeve të para çerekfinale që do fillojnë në 21.00 janë si më poshtë:
Nesër:
Manchester City (Britani) – Bayern Münih (Gjermani)
Benfica (Portekiz) – Inter (Itali)
Të mërkurën me 12 prill:
Real Madrid (Spanjë) – Chelsea (Britani)
Milan (Itali) – Napoli (Itali)
/aa


























