Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar të shtunën se ka anuluar një sulm të planifikuar ndaj Iranit, duke përmendur përparim në bisedimet mes palëve.
Komentet e tij vijnë në një kohë kur prej disa ditësh nuk janë raportuar sulme amerikane brenda territorit iranian, ndonëse zyrtarë të SHBA-së kishin paralajmëruar më herët se goditje të reja mund të ndodhnin që këtë fundjavë.
Trump ka theksuar se ka pranuar kërkesat e Iranit dhe të disa vendeve të Lindjes së Mesme për të pezulluar sulmet e mëtejshme, duke shtuar se kjo pauzë mbetet e kushtëzuar nga mundësia për të arritur shpejt një marrëveshje.
Sipas raportimeve, Princi i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan, gjatë së cilës ka shprehur shqetësime lidhur me planet për sulme të mundshme ndaj Iranit.


























