Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është duke e vizituar qytetin e Pejës, dhe ka shprehur mirënjohje për mikpritjen që i kanë bërë kryetari Muhaxheri dhe qytetarët pejanë.
Abazoviq, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është shumë i lumtur që po qëndron në qytetin e Pejës.
“Kohë e mirë për shëtitje në Pejë. Falënderojmë kryetarin e Komunës së Pejës Gazmend Muhaxherin, bashkëpunëtoret e tij dhe qytetarët pejanë për mikpritjen e ngrohtë”, ka shkruar Abazoviq.
Ndërsa Abazoviq është mirëpritur dhe krerët e shtetit të Kosovës, nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.
Ai në ditën e tretë të qëndrimit në Kosovë, ka takuar Komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Ristuccia.
Lijepo vrijeme za šetnju u Peći. Hvala gradonačelniku #GazmendMuhaxheri, njegovim saradnicima i građanima na gostoprimstvu. 🤝🏻
Kohë e mirë për shëtitje në #Pejë. Falenderojmë kryetarin #GazmendMuhaxheri, bashkëpunëtorët e tij dhe qytetarët për mikpritjen. pic.twitter.com/7SoSsZLsK4
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) April 15, 2023