Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas identifikimit të mbetjeve mortore të tre shqiptarëve në Zubin Potok, mes tyre veprimtari i LDK-së, Idriz Rrecaj, si dhe Adem Beqiri e Salih Mëziu, përcjell KosovaPost.
Të tre ishin pjesë e grupit të intelektualëve shqiptarë që u rrëmbyen dhe u zhdukën nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, më 19 prill 1999.
Sipas njoftimit nga LDK, Abdixhiku ka thënë se identifikimi i tyre, pas 27 vitesh pritjeje, përbën një lajm të dhimbshëm për familjet, por edhe një hap të rëndësishëm drejt zbardhjes së krimeve të luftës në Kosovë.
“Pas 27 vitesh pritjeje, Kosova mori lajmin e shumëpritur për identifikimin e mbetjeve mortore të Idriz Rrecajt, veprimtarit të shquar të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Heroit të Kosovës, si dhe të bashkëveprimtarëve të tij, Adem Beqirit e Salih Mëziut”, ka thënë Abdixhiku.
Sipas tij, më 19 prill 1999, tre burrat u rrëmbyen dhe u zhdukën, ndërsa familjet e tyre për 27 vjet pritën të mësonin të vërtetën për fatin e të afërmve të tyre.
Abdixhiku ka kujtuar veprimtarinë e Idriz Rrecajt, i cili kishte shërbyer si kryetar i Degës së LDK-së në Skënderaj. Ai e ka përshkruar Rrecajn si një prej veprimtarëve që, gjatë viteve të rezistencës, ishte angazhuar në organizimin politik dhe kombëtar.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas identifikimit të mbetjeve mortore të tre shqiptarëve në Zubin Potok, veprimtarit të LDK-së, Idriz Rrecaj, si dhe Adem Beqiri e Salih Mëziu.
Të tre ishin pjesë e grupit të intelektualëve shqiptarë që u rrëmbyen dhe u zhdukën nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, më 19 prill 1999.
Sipas njoftimit nga LDK, Abdixhiku ka thënë se identifikimi i tyre, pas 27 vitesh pritjeje, përbën një lajm të dhimbshëm për familjet, por edhe një hap të rëndësishëm drejt zbardhjes së krimeve të luftës në Kosovë.
“Pas 27 vitesh pritjeje, Kosova mori lajmin e shumëpritur për identifikimin e mbetjeve mortore të Idriz Rrecajt, veprimtarit të shquar të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Heroit të Kosovës, si dhe të bashkëveprimtarëve të tij, Adem Beqirit e Salih Mëziut”, ka thënë Abdixhiku.
Sipas tij, më 19 prill 1999, tre burrat u rrëmbyen dhe u zhdukën, ndërsa familjet e tyre për 27 vjet pritën të mësonin të vërtetën për fatin e të afërmve të tyre.
Abdixhiku ka kujtuar veprimtarinë e Idriz Rrecajt, i cili kishte shërbyer si kryetar i Degës së LDK-së në Skënderaj. Ai e ka përshkruar Rrecajn si një prej veprimtarëve që, gjatë viteve të rezistencës, ishte angazhuar në organizimin politik dhe kombëtar.
“Për Kosovën, zbardhja e fatit të të gjithë të zhdukurve dhe dokumentimi i krimeve të luftës duhet të mbeten përgjegjësi e përhershme institucionale”, ka deklaruar Abdixhiku.
Ai ka kujtuar edhe mijëra viktima e persona të zhdukur gjatë luftës, si dhe familjet që ende presin përgjigje për fatin e të afërmve të tyre.
Në emër të LDK-së, Abdixhiku u ka shprehur ngushëllime familjeve Rrecaj, Beqiri dhe Mëziu, duke theksuar se kujtimi për të vrarët dhe të zhdukurit mbetet pjesë e përgjegjësisë institucionale dhe shoqërore për dokumentimin e së kaluarës.


























