Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh drejtor i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë ka kërkuar nga institucionet që nga ky vit të ndalojnë plotësisht shitjen e mjeteve piroteknike.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka theksuar se siguria e qytetarëve është primare.“Këtë fundvit rreth 25 qytetarë (kryesisht të mitur) të lënduar nga mjetet piroteknike, kanë kërkuar ndihmë mjekësore vetëm në Klinikën Emergjente në Prishtinë.Kjo nuk guxon të ndodh më”.


























