Sot rreth orës 15:00, ka ndodhur një aksident trafiku ku si pasojë kanë mbetur të lënduar shtatë persona.
Sipas policisë aksidenti ka ndodhur në rugën Prishtinë – Fushë Kosovë, ku janë përfshirë katër vetura dhe një autobus, shkruan Arbresh.info.
Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në këtë moment, nuk janë dhënë detaje të tjera rreth gjendjes shëndetësore të personave të lënduar, ndërkohë që hetimet përkatëse janë në zhvillim e sipër.


























