Përmes një njoftimi për media, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), ka apeluar të gjithë qytetarët që planifikojnë nesër të udhëtojnë për pikë kalimeve kufitare me Serbinë, që mos t’i përshkojnë pikatat në fjalë, pasi për neser janë planifikuar protesta në Serbi, transmeton Kosova Post.
QKMK ka inkurajuar qytetarët që të përdorin pika tjera për qarkullim.
‘Njoftohen të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes Pikë Kalimeve Kufitare me SRB, se në pjesën e SRB, për nesër, datë 25 Maj 2024, janë paralajmëruar protesta. Ju inkurajojmë që të përdorni PKK tjera për qarkullim. Ky njoftim vlen deri në një njoftim tjetër. Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim! Për çdo informatë shtesë kontaktoni numrat e telefonit në QKMK 045198000, 045198606 dhe pa pagesë 080050095”, thuhet në njoftim.


























