Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) u ka bërë thirrje tatimpaguesve që të mbajnë dhe deklarojnë me saktësi librat tatimorë, duke theksuar se ky proces ndihmon në rritjen e transparencës dhe përmbushjen e rregullt të obligimeve ligjore.
Sipas ATK-së, të gjitha deklarimet duhet të realizohen përmes Sistemit Elektronik EDI, në përputhje me periudhën përkatëse të deklarimit, duke respektuar afatet e parapara me ligj.
Institucioni rikujton se deklarimi në kohë dhe i saktë është një detyrim ligjor, i cili ndihmon në funksionimin e drejtë të sistemit tatimor dhe shmang pasojat që mund të vijnë nga mosrespektimi i obligimeve.


























