AUV me aksion në Han të Elezit, merren mostra për analiza

Inspektorati i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka ndërmarrë aksion në Han të Elezit, pas rastit ku dhjetëra qytetarë kërkuan trajtim mjekësor me simptoma të diarresë dhe vjelljes.

Sipas burimeve të RTKLive, inspektorët e AUV-it kanë dalë në terren dhe kanë marrë mostra për analiza, me qëllim identifikimin e shkaktarit të dyshuar të helmimit.

Burimet bëjnë të ditur se mostrat e marra do t’i nënshtrohen analizave laboratorike, ndërsa pritet që rezultatet të përcaktojnë nëse bëhet fjalë për helmim ushqimor apo ndonjë shkaktar tjetër.

Ndërkohë, sipas të dhënave të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Han të Elezit, gjatë periudhës 13–15 korrik, rreth 80 persona janë trajtuar me simptoma të diarresë dhe vjelljes.

Institucionet kompetente janë duke e trajtuar rastin, ndërsa autoritetet pritet të dalin me informacione shtesë pas përfundimit të analizave.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish