Ish-deputeti i Komunitetit Boshnjak, Qerim Bajrami, ka thënë se presidenti i Republikës Serbe në Bosnje e Hercegovinë, Milorad Dodik, po vazhdon të provokojë me forca të sigurisë.
Në një lidhje direkte në Edicionin Special në Klan Kosova, ai ka theksuar se Milorad Dodik është kukulla në duart e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
“Ata mund të marrin masa kundër Dodikut dhe njerëzve të tjerë që provokojnë dhe pengojnë paqen në Ballkan. Çdo ditë e më shumë vepron sipas urdhrave të Vuçiqit dhe Putinit, kjo është e qartë dhe shihet çdo ditë e më shumë”, ka shtuar ai.


























