Moti jo normal ka goditur kontinentin e Evropës, raporton N1.
Përderisa në disa vende kemi zjarre masive për shkak të temperaturave të larta, në disa të tjera stuhitë kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Kamera në Kredaricë ka regjistruar reshje bore për një kohë të shkurtër ndërsa temperaturat momentale kapin shifrat prej 1 gradë Celsius.
Ndryshe, stuhia e javës së kaluar ka shkaktuar vdekjen e një personi në shtetin slloven.


























