Të martën anijet kanë nisur gradualisht të kalojnë sërish nëpër Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët detare më të rëndësishme për tregtinë globale të energjisë. Pas këtij lajmi çmimet e naftës në tregjet globale kanë rënë ndjeshëm.
Kjo situatë ka ndikuar edhe në uljen e çmimeve të derivateve në Kosovë, megjithëse rënia nuk ka qenë aq e theksuar.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditura çmimet maksimale të lejuara të derivateve për ditën e mërkurë.


























