Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me deklaratën e moderatorit Adriatik Kelmendit, ku ky i ka shtruar pyetje në lidhje me ish asambleistin e VV-së.
Muja tha se nuk ka parë të shtronte pyetje të tilla ai kur ishte pyetja e regjistrimit të Klan Kosovës ku Kosova e qytetet e saja bëheshin të Serbisë.
Reagimi i plotë i deputetit:
Adriatiku paska reaguar me shumë pyetje e dilema për ish-asamblistin e VV-së. Mirë që shtron pyetje, por nuk kemi parë të shtronte pyetje të tilla as për së afërmi nga ai kur ishte pyetja e regjistrimit të Klan Kosovës ku Kosova e qytetet e saja bëheshin të Serbisë e ku ende nuk dihet pronari i vërtetë ndonëse ky vet ka qenë drejtor aty.
Më poshtë na tregon që Rubikonin e tij e ka në pushim se do t’i shtronte këto pyetje aty. Mirë, po pse para pushimit kur e kishte aktiv Rubikonin e tij nuk e ftoi dot pronarin e vërtetë, nëse dihet, të KlanKosovës?


























