Deputetja e zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni ka thënë se ka hapësirë për marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës për çështjen e presidentit.
Por, ajo ka thënë se nuk është dakord që posti i presidentit t’i takojë Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Sipas saj, këtë nuk ja ka dhënë as populli në zgjedhjet e 7 qershorit.
“Me LDK-në jemi duke pasur takime dhe arsyeja pse kemi kërkuar kohë shtesë, sepse mendojmë që mund të ta takohemi, por ka mundësi për tu takuar dhe ka hapësirë për të arritur një marrëveshje politike mes dy subjekteve. Nuk duhet të jetë posti i presidentit i LDK-së, posti i presidentit duhet të jetë konsensual, a partiak. Një person që mund të diskutohet mes LVV-së dhe LDK-së. Unë nuk jam dakord që posti i presidentit t’i takojë LDK-së”, ka thënë Kryeziu-Hyseni.
Ajo ka kujtuar ofertën që i kanë dhënë LDK-së, duke i ofruar postin e kryetarit të Kuvendit dhe disa ministri.
Deputetja e LVV-së nuk ka treguar nëse do të ketë seancë nesër, kur është afati i fundit kushtetues për konstituimin e Kuvendit, duke shtuar se më e rëndësishme është të ketë një marrëveshje paraprakisht.


























