Milan Radojiçiqi, ish-nënkryetar i Listës Serbe, që e pranoi organizimin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, tashmë është liruar pas ndalimit prej 48 orësh.
Ndonëse Radojiçiqi dyshohet për të kaluar të pasur kriminale, përfshirë dyshimin për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, frikësimit të dëshmitarëve në rastin “Brezovica”, Deutsche Welle në gjuhën shipe atij i është referuar si biznesmen.
Në shkrimin për arrestimin e Radojiçiqit, DW ka shkruar se është arrestuar biznesmeni, e pastaj ka shkruar edhe dyshimet që rëndojnë mbi të në lidhje me sulmin terrorist të 24 shtatorit. Pra DW ka zgjedhur si referim të parë “cilësimin” prej biznesmeni për Radojiçiqin, madje pa shtuar asnjë cilësim tjetër si p.sh. “kontravers”, përkundur që i Radojiçiqi është i sanksionuar nga ShBA-ja dhe Britania e Madhe për përfshirje në krim të organizuar.
“Arrestohet biznesmeni Milan Radoiçiq nënkryetar i deritashëm i Listës Srpska, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, i dyshuar për sulmin e organizuar në veri të Kosovës. Pak ditë më parë vetë Radoiçiq e mori përgjegjësinë për përgatitjen dhe udhëheqjen e grupit të armatosur që sulmoi policinë e Kosovës me 24 shtator në fshatin Banjskë.” – shkroi DW në shqip, transmeton Nacionale.