Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Inspektorati i Punës ndalon punimet në 12 vendpunishte

    Inspektorati i Punës ndalon punimet në 12 vendpunishte

    ‘Aktron’ Hoxhaj, Kurtit: Mos e luj kryeministrin, o deputet uzurpues

    ‘Aktron’ Hoxhaj, Kurtit: Mos e luj kryeministrin, o deputet uzurpues

    “Hapini dyert e Kuvendit”, PDK dhe Aleanca vazhdojnë protestën para Qeverisë

    “Hapini dyert e Kuvendit”, PDK dhe Aleanca vazhdojnë protestën para Qeverisë

    I akuzuari pranon fajësinë për kanosjen e Kurtit, gjykata aprovon marrëveshjen

    I akuzuari pranon fajësinë për kanosjen e Kurtit, gjykata aprovon marrëveshjen

    KEK formon Task Forcën për Sigurinë Industriale pas humbjes së jetëve të punëtorëve

    KEK formon Task Forcën për Sigurinë Industriale pas humbjes së jetëve të punëtorëve

    Policia ekspozon armatimin e konfiskuar në veri të Mitrovicës

    Sekuestrimi i armëve në veri, Çollaku: Informacione valide dhanë edhe qytetarë serbë

    KEDS-i vazhdon investimet në rrjet, tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

    SHBA-ja rithekson thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë

    SHBA-ja rithekson thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë

    Konfirmohet vdekja e një personi në aksidentin e Mitrovicës

    6 të lëndúar nga aksídenti në Sllatinë

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Dosja e PSRK-së ndaj pesë të dyshuarve në rastin “Reçaku II”

15 Qershor 2026, 21:25
në Lajme
“Toka”, 39 vjet burgim e 300 mijë euro gjobë për 16 persona – Syla lirohet nga akuzat
Share on FacebookShare on Twitter

Pesë të dyshuarve që u arrestuan në aksionin “Reçaku II”: Novica Peçinoqeviq, Stanoje Janiçeviq, Borko Paljiq, Sergjan Milisavljeviq dhe Stanko Saviq, Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e paraburgimit.

Sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit, katër të dyshuarit e parë janë ish-policë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP).

Në kërkesën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, thuhet se në periudhën kohore 1998-1999, gjatë kohës së luftës në Kosovë, në fshatin Reçak, Komuna e Shtimes, me dashje, në bashkëkryerje, në cilësinë e pjesëtarëve Ministrisë së Punëve të Brendshme e njohur si ‘’MUP’’, të dyshuarit kanë shkelur rëndë rregullat e së drejtës ndërkombëtare, përkatësisht nenin 3 lidhur me nenin 147 të Konventës së IV të Gjenevës të datës 12 gusht 1949 dhe Protokollet shtesë I dhe II të vitit 1977.

Këtë, sipas Prokurorisë, të dyshuarit e kanë bërë duke kryer vrasje, trajtim çnjerëzor, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv dhe spastrim etnik të popullatës civile të nacionalitetit shqiptar të cilët nuk ishin të përfshirë në luftë.

Fillimisht, sipas kërkesës, sa i përket vrasjeve, thuhet se më 15 janar 1999, në fshatin Reçak, Komuna e Shtimes, të pandehurit ishin pjesë e aksionit policor të forcave policore serbe, me ç’rast morën pjesë dhe kontribuuan në vrasjen e 42 civilëve të fshatit Reçak.

Përmes njësive të tyre, thuhet se rreth orës 06:00 të mëngjesit e rrethuan fshatin Reçak, fillimisht e granatuan nga distanca prej disa vendeve të njohura si: “Pishat”, “Gështenjat”, “Çesta” dhe “Guri i Shpum”, pastaj me automjete të blinduara, hynë në fshat dhe filluan të kontrollonin shtëpi për shtëpi.

Në kërkesë thuhet se me këtë rast, në oborrin e shtëpisë së Rashit Rashititc fillimisht e vrasin Banush Kamerin të cilit pastaj edhe ia presin kokën. E pastaj, në vendin e quajtur ‘’Vrella’’ i vrasin Haki Metushin, Sabri Sylën dhe Arif Metushin.

Tutje, thuhet se në oborrin e shtëpisë së tij e vrasin Ahmet Mustafën dhe fqinjin e tij- Hajriz Jakupin. Ndërkaq, në afërsi të shtëpisë së Zuk Mustafës i vrasin: Skender Halilin, Hanumshahe Mujotën, e vazhdojnë në drejtim të lagjes ‘’Beqaj’, dhe derisa disa civilë po largoheshin në drejtim të malit, u del në pritë policia serbe e cila pa paralajmërim shtie me armë zjarri në drejtim të tyre duke i vranë: Halim Beqirin, Riza Beqirin dhe Zenel Beqirin, kurse mbetën të plagosur Aziz Beqiri, Zuhra Beqiri dhe Fetije Beqiri.

Gjithnjë sipas Prokurorisë, në vazhdim të operacionit të tyre policor dhe ushtarak, hynë në Lagjen ‘’Emini’’ e cila gjendej në pjesën perëndimore të fshatit ku me armë zjarri në oborrin e tij e plagosën në këmbë Ismet Eminin dhe e vranë vëllanë e tij Ajet Emini- që të dytë civilë.

Më pas, sipas Prokurorisë, në vendin e quajtur ‘’Çeshma’’ i vranë civilët Bajram Mehmetin, vajzën e tij Hanumshahe Mehmetin, ndërsa të plagosur mbetën: Elhami Mehmeti, Makfirete Hajrizi, Florije Hajrizi dhe Hasan Bilalli.

Në një pjesën tjetër të fshatit, Prokuroria thotë se nga largësia prej shtëpisë së Ragip Bajramit dhe dyqanit së Lutës (siç e quajnë fshatarët) gjuajnë me armë të kalibrave të ndryshëm në drejtim të vendit ku ishin strehuar civilët dhe në këtë moment e vrasin plakun Nazmi Imeri, në mënyrë mizore duke i la thyer kafkën, siç përshkruhet në raportin e autopsisë.

PSRK thekson se nga ky operacion i forcave policore serbe, u vranë mizorisht 42 civilë, të të dy gjinive, të moshave të ndryshme, të nacionalitetit shqiptar, të cilët nuk ishin të përfshirë në luftë.

Në pikën dy të kërkesës, përshkruhen tortura dhe trajtimi çnjerëzor ndaj popullsisë civile. Aty thuhet se me datë 15 janar 1999, në fshatin Reçak, të pandehurit e lartcekur në cilësinë e pjesëtarëve të forcave policore serbe, me dashje dhe në bashkëkryerje, morën pjesë dhe kontribuan në trajtimin çnjerëzor të rreth 30 civilëve të fshatit Reçak.

Kurse, thuhet se gjatë kontrollit shtëpi për shtëpi vërejtën që në shtëpinë e Sadik Osmanit, në të paktën dy vende, ishin strehuar rreth 70 banorë civilë shqiptarë.

Më tej, thuhet se rreth 30-40 policë hynë në oborr të shtëpisë, që të gjithë të armatosur, pastaj nën kërcënimin e armëve i detyruan të gjithë burrat të dalin nga vendstrehimi dhe të vendosen në oborr, ndërsa gratë dhe fëmijët i mbyllën me çelës në bodrum, më pastaj pasi i kanë legjitimuar burrat, i kanë shtrirë për toke dhe filluan t’i rrahin në mënyrë çnjerëzore duke përdorur kondakët e armëve, shqelma, dru, zinxhirë dhe gjësende tjera të forta.

Në pikë tre të kërkesës, flitet për shkatërrimin e pasurisë së popullsisë civile. Aty thuhet se forcat policore ushtarake serbe ku bënin pjesë dhe të pandehurit, me dashje dhe në bashkëkryerje, morën pjesë dhe kontribuan në shkatërrimin e pasurisë së popullsisë civile të fshatit Reçak.

Fillimisht, thuhet se e rrethuan fshatin Reçak në tre drejtime nga vendet e quajtura “Pishat”, “Gështenjat” dhe “Çesta”, pastaj nga distanca e granatuan me të gjitha mjetet ushtarake dhe në fund me automjete të blinduara hynë në fshat dhe kontrolluan shtëpi për shtëpi.

Më pastaj, sipas PSRK-së, nga distanca e granatuan me të gjitha mjetet ushtarake dhe në fund me automjete të blinduara hynë në fshat dhe kontrolluan shtëpi për shtëpi, ashtu që banorët e strehuar i nxorën nga shtëpitë e tyre kurse shtëpive ua vunë zjarrin duke i djegur të gjitha shtëpitë, me ç’rast e shkatërruan të gjithë pasurinë e paluajtshme dhe të luajtshme.

Pika katër flet për dëbimin e popullsisë civile. Aty thuhet se të pandehurit me dashje dhe në bashkëkryerje, morën pjesë dhe kontribuannë dëbimin e popullsisë civile të fshatit Reçak të cilët nuk ishin të përfshirë në luftë, ashtu që fillimisht e rrethuan fshatin Reçak në tre drejtime nga vendet e lartpërmendura, pastaj nga distanca e granatuan me të gjitha mjetet ushtarake, më pas me automjete të blinduara hynë në fshat dhe kontrolluan shtëpi për shtëpi.

Andaj, sipas kërkesës, pas kësaj banorët e strehuar i nxorën nga shtëpitë e tyre, i ndanë burrat nga gratë dhe fëmijët, këta të fundit i detyruan të largohen nga fshati, ndërsa burrat e ndaluar i vranë në mënyrën e përshkruar në pikën 1 të dispozitivit, me ç‘rast rreth 20 mijë civilë të fshatrave Reçak, Topill, Petrovë, Kraishtë, Mullapolc, Dremjak, ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre.

Prandaj, pesë të pandehurit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile” e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 dhe 30 të Ligjit Penal të ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (tutje ‘’ LP i RSFJ-së ’’) si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, aktualisht e paraparë si “Krim kundër njerëzimit”, e sanksionuar me nenin 143 lidhur nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas Prokurorisë, bazuar në provat e administruara gjatë fazës preliminare të hetimit, siç janë: analizimi i materialeve video, identifikimi nga ana e qytetarëve si dhe në të dhënat operative dhe dëshmitë e mbledhura, konstatohet se të pandehurit kanë kryer veprën për të cilën dyshohen.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 30 dhjetor 2025 ka ngritur aktakuzë, me propozim për gjykim në mungesë, ndaj 21 personave të cilët i akuzon për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, konkretisht për masakrën e Reçakut. Ata akuzohen për vrasjen e 42 civilëve më 15 janar 1999. Aktakuza përshkruan vrasjet mizore, trajtimin çnjerëzor, dëbimet dhe shkatërrimin e pasurisë së civilëve.

Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, të akuzuar në këtë rast janë: Obrad Stevanoviq, Radomir Markoviq, Krsman Jeliq, Goran Radosavljeviq, Zhivko Trajkoviq, Bogoljub Janiqeviq, Milan Leçiq, Radomir Mitiq, Dragan Gjorgoviq, Branko Mladenoviq, Dragan Jasoviq, Momqilo Sparavalo, Darko Amanoviq, Srboljub Vujnoviq, Bozhidar Marinkoviq, Zoran Stanojeviq, Milan Josanoviq, Goran Petkoviq, Dragoslav Nikoliq, Çedomir Aksiq dhe Zvonimir Janiqijeviq.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 12 vendpunishte

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 12 vendpunishte

3 orë më parë
‘Aktron’ Hoxhaj, Kurtit: Mos e luj kryeministrin, o deputet uzurpues

‘Aktron’ Hoxhaj, Kurtit: Mos e luj kryeministrin, o deputet uzurpues

3 orë më parë
“Hapini dyert e Kuvendit”, PDK dhe Aleanca vazhdojnë protestën para Qeverisë

“Hapini dyert e Kuvendit”, PDK dhe Aleanca vazhdojnë protestën para Qeverisë

3 orë më parë
I akuzuari pranon fajësinë për kanosjen e Kurtit, gjykata aprovon marrëveshjen

I akuzuari pranon fajësinë për kanosjen e Kurtit, gjykata aprovon marrëveshjen

4 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH