Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se dita e diel, 13 shtator, do të karakterizohet kryesisht nga mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas parashikimit, nuk priten reshje të theksuara gjatë ditës.
“Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 22 deri në 24°C”, njofton ky Institut.


























