Ish-ligjeruesi i filozofisë në Unversitetin ‘Paris 8’ dhe, aktualisht anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosjes, Elvis Hoxha, i është kundëpërgjigjur përfaqësues së BE-së, Von Cramon, pasi kjo e fundit dënoi orvatjen e institucioneve të Republikës së Kosovës për shtrirje të sovranitetit në çdo pjesë të territorit tonë, transmeton Kosova Post.
Duke treguar mirënjohje për angazhimin e saj të dikurshëm në shërbim të Republikës së Kosovës, profesori Hoxha ia ka kujtur gjermanesë se ura mbi lumin Ibër ka qenë barrikadë e ngritur nga kriminel të instumentalizuar nga Vuçiçi.
‘E respektoj shumë znj. Von Cramon për të gjithë mbështetjen që i ka dhënë Kosovës ndër vite. Por vetëm diçka duhet të mos e harroj: ajo urë në të cilën qëndron, nuk ka qenë kurrë urë si tani, por barrikadë e ngritur nga kriminelët e Vuçiçit që sot duan t’i zhvendosin barrikadat para institucioneve të komunave.
Serbët e Vuçiçit kanë vetëm një qëllim, të dëmtojnë sovranitetin e Kosovës. I mbetet Lajçakut dhe evropianëve të tjerë ta pyesin hapur Serbinë nëse do të respektojë marrëveshjet apo jo’, ka shkruar profesor Hoxha në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.