I dërguari i posaçëm i ShBA-së Gabriel Escobar do ta vizitojë Tiranën.
Escobar do të qëndrojë në Tiranë nga 11 deri në 13 prill me një agjendë të caktuar dhe të ngjeshur.
Fillimisht është mësuar se ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj, ndërsa nga radha e opozitës, Escobar do të takojë me Enkelejd Alibeajn, shkruan Euronews.al.
Ashtu siç edhe pritej, ai nuk do të ketë asnjë takim me Sali Berishën, të cilin ShBA-ja e ka shpallur non grata.