Kandidati për deputet nga radhë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Gani Dreshaj, i ka kërkuar bashkëvendësit e tij në Istog që sot t’i presin mirë ushtrueses së detyres së presidentes, Vjosa Osmani dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Dreshaj thotë i’u thotë banorëve të fshatit Vrellës të Istogut që të tregojnë kulturë e traditë në mikëpritje.
Ai tha se mendimi politik është çështje personale dhe se fushata duhet të zhvillohet me dinjitet, pa dhunë e ofendime.
“Albin Kurti dhe Vjosa Osmani sot do të jenë në Vrellë në nisje të fushatës. Lus bashkëvendasit nga Vrella e Istogu që edhe kësaj radhe të tregojnë kulturë e traditë në mikpritje. Mendimi politik është diçka personale e secilit, por është e rëndësishme që të kemi fushatë të dinjitetshme, pa dhunë e pa ofendime. Kurti, Osmani, Hoxhaj, Haradinaj, Hoti, Limaj e secili lider apo përfaqësues partiak ka rastin të paraqes në Kosovën e pavarur planin elektoral dhe janë qytetarët ata që bëjnë zgjedhjen e tyre me 14 shkurt”.