Kandidatja për deputete nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adelina Grainca ka qendruar sonte në familjen e aktivistit Mon Balaj, shkruan KosovaPost.
“Në këtë ambient plot të bëma historike, ndjeva peshën e madhe të dhimbjes që ende nuk është shuar. Po ashtu, ndjeva forcën e një familjeje që nuk ka reshtur kurrë së angazhuari e flijuari për Kosovën.
Mon Balaj ishte aktivist i shoqërisë e zë i lartë për drejtësi, shpirt i lirë që nuk u dorëzua përballë asnjë padrejtësie ndaj vendit tonë. Me asamblistin e Podujevës Florent Hasani që e bëmë vizitën e të gjithë ne që e gëzojmë Kosovën shtet, përkulemi me respekt dhe e përjetësojmë kujtimin e Monit. Kujtimet e të rënëve janë amanet për të vazhduar të përkushtohemi pa ndalur për liri, drejtësi e zhvillim”, ka shkruar ajo në Facebook, përcjell KosovaPost.
Postimi i potë:
Pas takimeve e bisedave politike, sonte e pata nderin dhe kënaqësinë e pashpjegueshme ta vizitoj familjen e aktivistit Mon Balaj, emrin e guximit dhe sakrificës për Kosovën Republikë.
Në shtëpinë e tij të mbushur me kujtime, heroizëm e plot atdhedashuri, u prita nga babai i Monit, Baca Kadri 82-vjeçar me zemër të madhe e me krenari për veprimtarinë e tyre patriotike familjare.
Edhe vëllai i Monit, Fahriu, me qetësi të thellë e plot vetëpërmbajtje, tregonte për barrën e rëndë të përfaqësimit të kësaj familje të nderuar e të respektuar në Llap e për tërë kombin tonë.
Në këtë ambient plot të bëma historike, ndjeva peshën e madhe të dhimbjes që ende nuk është shuar. Po ashtu, ndjeva forcën e një familjeje që nuk ka reshtur kurrë së angazhuari e flijuari për Kosovën.
Mon Balaj ishte aktivist i shoqërisë e zë i lartë për drejtësi, shpirt i lirë që nuk u dorëzua përballë asnjë padrejtësie ndaj vendit tonë. Me asamblistin e Podujevës Florent Hasani që e bëmë vizitën e të gjithë ne që e gëzojmë Kosovën shtet, përkulemi me respekt dhe e përjetësojmë kujtimin e Monit. Kujtimet e të rënëve janë amanet për të vazhduar të përkushtohemi pa ndalur për liri, drejtësi e zhvillim.
Lavdi për jetë Mon Balajt e nderime për flijimin e angazhimin e tij për Kosovën Republikë!
Adelina Grainca


























