Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur konferencë në hollin e Kuvendit nga ku ka kërkuar që të thirret seancë për votimin në lexim të dytë të Ligjit për Specialen.
Bedri Hamza, kryetar i partisë tha se nuk ka se për çfarë të takohet me kryeministrin Albin Kurti, nëse fillimisht nuk mbahet seanca e nuk kalon ligji.
Ai tha se PDK nuk pranon kushte.
“I kemi mbledhur nënshkrimet e PDK-së dhe Aleancës per tu thirrur seanca. Ju kemi dërguar ftesë të gjithë deputetëve të Kuvendit, edhe atyre të komuniteteve jo shumicë, jo atyre të Listës Serbe, që t’i japin nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme. Nuk ka asnjë arsye që ligji mos të aprovohet në lexim të dytë. Nuk ka pengesa ligjore as procedurale dhe nuk do të ketë as pengesa politike nga subjektet tjera qa ligji mos të aprovohet në lexim të dytë. Nuk është ligj për PDK-në por është ligj për të kaluarën tashmën dhe të ardhmen. Para se me procedu ligjin i kam taku liderët e gjithë partive. I kam kërkuar përkrahje”, ka deklaruar ai.

























