Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza ka mbajtur sot tubim në Lipjan, përcjell KosovaPost.
Me anë të një postimi në Facebook, Hamza premtoi se autostrada Banullë-Duhël do të realizohet.
Po ashtu, Hamza tha se me të në krye të Qeverisë, turizmi do të kthehet në forcë zhvillimi për Lipjanin.
“Atmosferë e jashtëzakonshme në Lipjan! Autostrada Banullë-Duhël, do të realizohet! Nga Blinaja e bukur, Shpella e Gadimes e deri në Janjevën historike, turizmi do të kthehet në forcë zhvillimi për Lipjanin! Çdo votë për numrin 131 është një votë për Kosovën”, ka shkruar Hamza.


























