Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka vizituar sot familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit, pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, përcjell KosovaPost.
Hamza tha se u ka shprehur mbështetjen familjeve, duke theksuar se, sipas tij, ato nuk janë dhe nuk do të jenë vetëm.
“Dhimbja e tyre është dhimbja jonë. Mërzia e tyre është mërzia e popullit tonë”, ka shkruar Hamza.
Ai ka thënë se PDK-ja do të vazhdojë angazhimin për drejtësi dhe liri, deri në kthimin e tyre në atdhe.
“Dje, sot dhe përjetësisht, çlirimtarë!”, përfundoi Hamza.


























