Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se do të kemi rritje graduale të temperaturave gjatë 5 ditëve të ardhshme.
“Sipas parashikimeve të IHMK-së, nga data 25–29 qershor 2026, temperaturat do të jenë në rritje graduale në të gjithë territorin e Kosovës. Rajoni i Dukagjinit pritet të regjistrojë valë të nxehti të nivelit 2, ndërsa pjesa tjetër e vendit kryesisht nivelin 1. Kujdes nga ekspozimi i zgjatur në diell, qëndroni të hidratuar dhe ndiqni rekomandimet e IKSHPK-së”, njofton IHMK.


























