Një baner me fotografinë e kryeministrit Albin Kurti është djegur në Skenderaj.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka.
“VITI 2025. Kësaj radhe qenka djegë me benzinë baneri i Kryeministrit në Skënderaj. Sigurisht, PDK mundet ma mire”, ka shkruar ai në Facebook.
Kujtojmë se një javë më parë LVV ishte sulmuar me fishekzjarrë dhe mjete piroteknike pikërisht gjatë një tubimi që po mbante kjo parti në Skenderaj.


























