Shpeshherë të rinjtë e kanë të vështirë të pranojnë ndarjen nga partnerët e tyre. Ata nuk zgjedhin formë për të provuar që të kthehen sërish bashkë, e madje nuk i kursejnë as kërcënimet, ngacmimet e sulmet.
Burimet bëjnë të ditur se këtë herë viktimë është një 22-vjeçar, i cili e ka raportuar në Polici ish të dashurën e tij, nën dyshimet se e njëjta e kishte sulmuar fizikisht, të dielën në mëngjes.
Gjithçka dyshohet se ka ndodhur në shtëpinë e viktimës, ku e dyshuara kishte shkuar me mëngjes dhe për motive akoma të panjohura, e ka sulmuar fizikisht para familjes së tij. Për të mos mbaruar me kaq, 30-vjeçarja dyshohet se edhe e ka kërcënuar 22-vjeçarin.