KEDS-i ka njoftuar se do të ketë shkyçje të rrymës, për 30 minuta, në disa pjesë të Fushë Kosovës, përcjell KosovaPost.
Kjo për shkak se sipas KEDS, se transformatori 35 KV, i djegur gjatë natës së mbrëmshme, do të ndërrohet duke filluar nga ora 17:30.
“Informatë për disa konsumatorë të Fushë-Kosovës KEDS informon një numër të caktuar të një pjese të Fushë-Kosovës se transformatori 35 KV, i djegur gjatë natës së mbrëmshme, do të ndërrohet pas pak çastesh, duke filluar nga ora 17:30”.
Postimi i plotë:
Informatë për disa konsumatorë të Fushë-Kosovës
KEDS informon një numër të caktuar të një pjese të Fushë-Kosovës se transformatori 35 KV, i djegur gjatë natës së mbrëmshme, do të ndërrohet pas pak çastesh, duke filluar nga ora 17:30.
Me këtë rast do të bëhet një shkyçje emergjente, e cila do te zgjasë dy herë nga 30 minuta.
Kërkojmë mirëkuptimin e këtyre konsumatorëve që do të afektohen për shkak të kësaj shkyçjeje emergjente.


























