Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj presidente të Republikës së Kosovës, transmeton KosovaPost.
Në urimin e publikuar më 7 tetor, Këshilli ka shprehur respekt dhe vlerësim për përkushtimin e Shiroka-Pulës ndaj shërbimit publik dhe vendit ndër vite.
“Ju dëshirojmë një mandat të suksesshëm në shërbim të të gjithë qytetarëve, në përfaqësimin dinjitoz të vendit dhe në forcimin e marrëdhënieve me vendet mike e aleate”, thuhet në urim.
Këshilli ka bërë të ditur gjithashtu se mirëpret bashkëpunimin me Zyrën e Presidentes.


























