Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Hoti i ashpër me Abdixhikun: Nuk pranojmë…

    Gashi e VV-së: Presim reflektim nga gjashtë deputetët e LDK-së

    Përpl@sja me Jozin, Edi: “Pabesia dhe tradhtia kanë rrëzuar edhe mbretë!”, 15:1 në konakun e tyre

    Erdogan: Turqia mund të ndajë rrugët me BE-në nëse është e nevojshme

    Erdogan paralajmëron Greqinë: Ndaloni armatósjen e ishujve

    “Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm”, “Ora e Pritjes” nis numërimin edhe në Gjakovë

    Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten

    Rostami shkëlqen në Taranto, i sjell Kosovës medaljen e nëntë në Taranto 2026

    Konfirmohet vdekja e një personi në aksidentin e Mitrovicës

    Ndërron jetë 29 vjeçari pas një aksiďenti me motoçikletë

    Trump: Kosova e Serbia po shkonin drejt një lu*fte të madhe, por i ndala (VIDEO)

    Trump: Jemi gati ta súlmojmë përsëri Iranin “kurdo që të duam”

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Armiqtë brenda nesh

    Armiqtë brenda nesh

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Komisioni i PE-së i kërkon BE-së të bëjë më shumë përpjekje në dialogun Kosovë-Serbi

20 Shkurt 2025, 19:32
në Lajme
Komisioni i PE-së i kërkon BE-së të bëjë më shumë përpjekje në dialogun Kosovë-Serbi
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian, bëri thirrje të enjten që blloku të bëjë më shumë përpjekje për pajtim dhe rezultate në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Thirrjet u bënë gjatë paraqitjes të projekt raportit të këtij komisioni për Kosovën, që më pas do të debatohet në Parlamentin Evropian.

Nënkryetari i Komisionit për politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian Urmas Paet tha se është e rëndësishme që Bashkimi Evropian të shtojë angazhimin në Ballkanin Perëndimor.

“Dhe ne duhet të bëjmë më shumë përpjekje për pajtim dhe në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë dhe të sjellë rezultate”, tha ai, raporton VOA.

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, i cili ka përgatitur raportin për Kosovën, shfaqi shpresën që qeveria e ardhshme të rifillojë dialogun me Beogradin krahas rritjes së angazhimit evropian në rajonin e Ballkanit.

“Është shumë e rëndësishme duke pasur parasysh situatën gjeopolitike, që Bashkimi Evropian do të marrë një rol edhe më aktiv në Ballkanin Perëndimor pasi ato vende janë padyshim duke konkurruar me regjime autoritare që jo vetëm do të donin ta shihnin rajonin si zonën e tyre të interesit, por edhe si një urë lidhëse për të importuar mospajtime dhe konflikte në Evropë”, tha zoti Terras.

Në projekt raportin për Kosovën, bëhet thirrje që Prishtina dhe Beogradi të shmangin veprimet e njëanshme që mund të përshkallëzojnë tensionet dhe që marrëveshjet ndërmjet tyre të respektohen plotësisht, duke përfshirë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sipas raportit disa nga sfidat e Kosovës janë probleme të trashëguara, zgjidhja e të cilave kërkon përfshirjen e gjithë rajonit në procesin më të gjerë të integrimit në Bashkimin Evropian.

“Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, i cili filloi për të gjetur një kompromis të pranueshëm për palët, fatkeqësisht nuk ka dhënë rezultatet e pritura. Komisioni i ri Evropian, Parlamenti Evropian dhe shtetet anëtare, duhet të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për të siguruar që dialogu Prishtinë-Beograd të vazhdojë me energji të përtërirë”, thuhet në projekt raport.

Në raport i bëhet thirrje Bashkimit Evropian që të heq masat e vendosura ndaj Kosovës për shkak të veprimeve në veri dhe të rrisë përpjekjet për të nxjerrë Kosovën jashtë “zonës gri” drejt integrimeve evropiane, pasi kjo është në interes të popullit të saj dhe të Bashkimit Evropian, posaçërisht në kohën e konkurrencës në rritje me regjimet autoritare.

Që nga qershori i vitit 2023 Kosova është nën masa ndëshkuese të Bashkimit Evropian për shkak të siç është thënë mungesës së bashkërendimit të qeverisë së saj rreth veprimeve në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe.

Kosova mbetet e fundit në rajon në proceset integruese ndërsa përparimi i saj në këtë drejtim është i lidhur ngushtë edhe me procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Të dyja vendet janë përfshirë që nga viti 2011 në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian por përkundër arritjes së marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve në Bruksel dhe Ohër, palët nuk po arrijnë të pajtohen për rrugët e zbatimit të saj në një proces të ngecur negociatash që pritet të jetë edhe sfida kryesore e qeverisë së re te vendit në rrafshin ndërkombëtar.

Sfidat e brendshme të Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, tha se ndonëse ka një sërë çështjesh ku është shënuar përparim në Kosovë në krahasim me raportin e mëparshëm, ai tha se “duhet të vazhdojmë të theksojmë pikat e dobëta si lufta me korrupsionin, pavarësia, prokuroria dhe gjykatat, transparenca e pronësisë së medias”.

Në projekt raport thuhet se renditja e Kosovës në Indeksin e Perceptimit të korrupsionit mbetet e pakënaqshme duke nënvizuar se rritja e besimit të njerëzve kërkon jo vetëm reforma legjislative por edhe rezultate të dukshme në hetimin, ndjekjen penale dhe dënimin e rasteve të korrupsionit.

Shqetësim serioz siç theksohet në raport mbeten dobësitë sistematike në gjyqësorin e Kosovës, posaçërisht në lidhje me pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe respektimin e ndarjes së pushteteve, vonesat në gjyqe dhe kritikat nga zyrtarët e qeverisë për vendimet gjyqësore në raste individuale. /VOA

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Hoti i ashpër me Abdixhikun: Nuk pranojmë…

Hoti i ashpër me Abdixhikun: Nuk pranojmë…

43 minuta më parë
Gashi e VV-së: Presim reflektim nga gjashtë deputetët e LDK-së

Gashi e VV-së: Presim reflektim nga gjashtë deputetët e LDK-së

1 orë më parë
Përpl@sja me Jozin, Edi: “Pabesia dhe tradhtia kanë rrëzuar edhe mbretë!”, 15:1 në konakun e tyre

Përpl@sja me Jozin, Edi: “Pabesia dhe tradhtia kanë rrëzuar edhe mbretë!”, 15:1 në konakun e tyre

8 orë më parë
Erdogan: Turqia mund të ndajë rrugët me BE-në nëse është e nevojshme

Erdogan paralajmëron Greqinë: Ndaloni armatósjen e ishujve

9 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH