Kreu i Komisionit të Jashtëm të Bundestagut gjerman, Michael Roth, në një intervistë në RTSH, theksoi qartë se grupi i armatosur në veri, që sulmoi më 24 shtator Policinë e Kosovës, ishte e drejtuar dhe komanduar nga Serbia.
Ai u shpreh se BE dhe SHBA duhet “t’i japin fund” politikës së trajtimit të barabartë të Kosovës dhe Serbisë dhe se është e pamundur që situata të trajtohet sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Roth deklaroi se nëse do të ketë tjetër përshkallëzim, nuk përjashtohet marrja e marrja e masave ndaj Serbisë, teksa shtoi se “duhet të përdorim një tjetër retorikë përballë Vuçiq”
“Teksa në të njëjtën kohë janë plagosur edhe ushtarë të KFOR-it. Ishte një turmë e drejtuar dhe komanduar nga Serbia, nuk mund ta lejojmë të ndodhë më një gjë e tillë. Nëse përshkallëzohet situata ne duhet të vendosim sanksione, nuk mund të përjashtojmë marrjen e masave ndaj Serbisë, ne duhet të përdorim një tjetër retorikë përballë Vuçiq”, theksoi Roth.


























