Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Ministri Hoti apel mediave: Dhuna ndaj fëmijëve duhet të raportohet pa i ekspozuar viktimat

    Aleanca zhvillon aksion simbolik, deputetët hedhin qymyr para hyrjes së Qeverisë

    Fluks i madh i pushuesve nga Kosova drejt Shqipërisë në Morinë

    BE i jep ultimatum Serbisë: Reforma urgjente, ulje tensionesh dhe zbatim i marrëveshjeve me Kosovën

    Gazetari kroat publikon dosjen sekrete të ish-shefit të shërbimit sekret boshnjak mbi rolin e Vuçiqit në “Sarajevo Safari”

    Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve – viktima ishin gratë

    Fillon hetimi për vdekjen e një gruaje në Prishtinë që dyshohet se ra në bunar

    Aleanca me aksion para Qeverisë

    Aleanca me aksion para Qeverisë

    Vuçiq viziton Preshevën, reagon Sinani: Nuk pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë

    I nxehti përvëlues, IHMK thirrje qytetarëve: Kujdes nga ekspozimi i zgjatur në diell

    Delegacioni i KQZ-së në vizitë zyrtare në SHBA

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Kryeministri Kurti mori pjesë në ceremoninë festive në shënim të 10-vjetorit të pranimit të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar

10 Dhjetor 2024, 11:56
në Kryesore, Lajme
Kryeministri Kurti mori pjesë në ceremoninë festive në shënim të 10-vjetorit të pranimit të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmë në ceremoninë festive të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës në shënim të 10-vjetorit të pranimit të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Në fjalën e tij, para të pranishmëve të shumtë, në mesin e të cilëve edhe drejtues të  Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Komitetit Olimpik të Evropës (EOC), Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), kryeministri Kurti e quajti pranimin e Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar si një moment historik të sportit vendor.

Ai theksoi se ky përvjetor na kujton rrugëtimin tonë, forcën, përkushtimin dhe ëndrrat e shumë sportdashësve që kanë formësuar praninë e Kosovës në arenën sportive globale.

“Gjatë kësaj dekade, Kosova ka arritur atë që dikur dukej e pamundur. Nga njohja ndërkombëtare, në pjesëmarrje e përfaqësim dhe direkt në medalje të artë Olimpike. Histori për Kosovën, e histori edhe për sportin ndërkombëtar, ku një shtet, në debutim të Lojërave, fiton medalje të artë Olimpike”, tha kryeministri, duke shprehur mirënjohjen e thellë për medaljisten tonë të parë Olimpike, të artën Majlinda Kelmendi. Suksesi i saj jo vetëm që e ngriti Kosovën në majat e sportit botëror, por edhe frymëzoi breza të tërë të rinjsh të ëndërrojnë dhe të punojnë drejt madhështisë.

Më tej, ai tha se sukseset e Distrias dhe Norës në Tokio treguan se historia e shkruar nga Majlinda ishte vetëm fillimi. Ndërsa medaljet e Distrias dhe Laurës në Paris, treguan se ky është vazhdimi dhe se ky fillim dhe vazhdim, janë ëndrra e realizuar e Kryemjeshtrit të xhudos, Driton Kuka.

Në tri pjesëmarrje në Lojërat Olimpike, kryemjeshtri Driton Kuka dhe xhudistët Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Laura Fazliu i sollën Kosovës pesë medalje, prej të cilave tre të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë.

Në këtë 10-vjetor, kryeministri ka falënderuar Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe Komitetin Olimpik Evropian dhe të gjithë strukturën sportive ndërkombëtare për mirëseardhjen që i kanë bërë Kosovës në familjen e sportit botëror.

Veçanërisht falënderoi Presidentin e IOC, Thomas Bach, ndaj të cilët shprehu mirënjohje për kontributin e tij në ndërkombëtarizimin e sportit të Kosovës dhe për praninë e tij në Prishtinë në shënim të këtij përvjetori jubilar.

Një mirënjohje të veçantë shprehu edhe për Komitetin Olimpik të Kosovës dhe të gjithë komunitetin sportiv të vendit tonë për punën e tyre të palodhur, duke thënë se përkushtimi juaj ka ndërtuar themelet e forta për të ardhmen e sportit tonë të cilit i gëzohemi që të gjithë.

Etiketat: albin kurtiKomitetin Olimpik Ndërkombëtar.kosova
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

A mund t’ju befasojë Kurti sot duke iu propozuar? Limaj: Marrëveshjet politike ndërtohen ndryshe, kam pirë kafe me Glaukun

1 vit më parë
Kurti: Bizneset kanë pasur kohë të përgatiten për tregun e lirë energjetik

‘Defender Europe 2025`, Kurti: Dëshmi e besimit në institucioneve tona

1 vit më parë
Kurti: Bizneset kanë pasur kohë të përgatiten për tregun e lirë energjetik

Kurti: Bizneset kanë pasur kohë të përgatiten për tregun e lirë energjetik

1 vit më parë
Rohde: Politikanët në Kosovë duhet të vendosin shtetin të parin, pastaj partinë

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH