Pas takimit që ka zhvilluar me përfaqësuesit e QUINT-it, kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar edhe një takim me ambasadorët e katër shteteve të tjera të akredituara në vendin tonë, atë të Holandës, Suedisë, Belgjikës dhe Finlandës nga të cilët ka kërkuar mbështetje të mëtejshme për anëtarësim në Këshillin e Evropës, përcjell KosovaPost.
“Pas takimit me ambasadorët e QUINT-it dhe BE-së, u takova edhe me ambasadorët Holandës, Belgjikës, Suedisë dhe Finlandës në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e tyre të bazuar në vlerë dhe të pakushtëzuar gjatë gjithë procesit të anëtarësimit dhe në përputhje me Asamblenë Parlamentare e KiE-së”, ka shkruar Kurti në platformën X.Kujtojmë se gjatë ditës, kryeministri Kurti takoi sot ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.
Kryeministri ka theksuar se Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor, me një kushtetutë të avancuar e cila ofron të drejta të garantuara dhe zgjeruara për komunitet joshumicë, dhe tejkalon standardet ndërkombëtare, e vlerësuar kështu edhe nga Juristët Eminentë të Këshillit të Evropës.