Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka denoncuar institucionet e Serbisë për presionin që ato po ushtrojnë ndaj pakicave serbe në Kosovë, për të penguar integrimin e tyre, transmeton Kosova Post.
Kreu i qeverisë këto komenti i ka bërë gjatë qëndrimit në Slloveni, ku po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, gjatë një intervistë dhënë një intervistë për Radiotelevizionin e Sllovenisë RTV SLO, një pjesë të shkurtër të të cilës e ka shpërndarë në ‘story’ në profilin e tij në Facebook.
Kreu i Qeverisë së Kosovës në këtë intervistë ka thënë se Beogradi po bën gjithçka që mos t’i lejojë serbët në veri të integrohen dhe për këtë ka thënë se ka nevojë për ndihmën e komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht të Bashkimit Evropian.
“Beogradi po bën gjithçka që mos t’i lejojë serbët në Veri të integrohen, kështu që ky bullizim i Beogradit është problem për vendin tonë, për çka kemi nevojë për ndihmën e komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht të BE-së”, ka theksuar Kurti.


























