Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar se çështja e zgjedhjes së Presidentit është emergjente dhe se duhet të hiqet ky presion mbi shtetin.
“Të dyja janë tema që i tejkalojnë partitë. Për katër të dënuarit, ne besojmë se duhet të ketë korrigjim në Apel, ndërsa, në anën tjetër, kemi nevojë për një strategji shtetërore e kombëtare.
Moszgjedhja e Presidentit na çon drejtpërdrejt në zgjedhje. Por jo vetëm që na çon në zgjedhje, ajo na kufizon edhe mundësinë që të merremi me strategjinë shtetërore dhe me çështjen e Apelit.
Nuk do të mund të merremi me çështjen e Apelit vitin e ardhshëm; duhet të merremi me të këtë muaj.
Pa President, sot Kosova rrezikon të mbetet për muaj të tërë në zgjedhje dhe pa institucione funksionale.
Prandaj, çështja e zgjedhjes së Presidentit është emergjente

























