Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka ndarë disa pamje në rrjetin e tij social në Facebook, gjatë tubimeve ditën e mërkurë në Prishtinë e Vushtrri, përcjell KosovaPost.
Kurti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po mbështetet me entuziazëm ngado që po shkojnë.
“E mërkurë, Prishtinë-Vushtrri-Prishtinë. Nga fshatrat përreth Prishtinës dhe vizitat me fermerë, te takimi me specializantët e rinj mjekësorë dhe tubimi me gra në sallën “1 Tetori”, te tubimi i madh në Vushtrri dhe tubimi në mbrëmje në Hajvali. Mbështetje e entuziazëm kudo që po shkojmë. Vvazhdojmë ditë për ditë, cep më cep”, shkruan Kurti krahas videos së publikuar.


























