Albin Kurti e ka vizituar Mitrovicën dhe Akrashticën, duke qëndruar pranë bizneseve prodhuese dhe familjeve të dëshmorëve të vendit.
Ai ka theksuar se atmosfera e natës së ftohtë u bë e nxehtë me dy tubimet e mëdha që mbajti, një në sheshin “Mehë Uka” në Mitrovicë dhe një në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë.
Nderkaq, gjat ditës Kurti u ka shprehur ngushëllime familjarëve të tre fëmijëve që humbën jetën në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, si pasojë e shembjes së objektit të pabanuar.

























