Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka uruar sportistët kosovarë për tri medaljet e bronzta të fituara në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, përcjell KosovaPost.
Përmes një postimi, Kusari-Lila ka veçuar suksesin e Fatjona Kasapit, Akil Gjakovës dhe Flaka Loxhës, të cilët kanë siguruar nga një medalje të bronztë për Kosovën.
“Fatjona Kasapi, Akil Gjakova dhe Flaka Loxha na bënë sërish krenarë, duke sjellë medalje për Kosovën dhe duke dëshmuar edhe një herë forcën, përkushtimin dhe talentin e jashtëzakonshëm të sportistëve tanë”, ka shkruar ajo.
Kusari-Lila ka uruar sportistët, trajnerët dhe të gjithë ekipet që qëndrojnë pas këtyre sukseseve.
“Bravo Fatjona, Akil e Flaka! Urime edhe trajnerëve dhe gjithë ekipeve që qëndrojnë pas këtyre sukseseve. Kosova vazhdon të shkëlqejë! Krenarë me ju”, ka përfunduar ajo.


























