Maqedonci: Bashkëpunimi me Çekinë ka krijuar bazë të fortë për partneritet

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në një takim lamtumirës atasheun jorezident të mbrojtjes të Republikës së Çekisë për Kosovën, kolonel Radim Jonas, me rastin e përfundimit të mandatit të tij, transmeton KosovaPost.

Përmes një njoftimi, Maqedonci bëri të ditur se e ka falënderuar kolonel Jonas për bashkëpunimin dhe kontributin e tij në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Çekisë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë gjatë katër viteve të shërbimit.

Ai shprehu mirënjohje për angazhimin dhe përkushtimin e kolonelit Jonas në forcimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve, duke theksuar se bashkëpunimi i ndërtuar gjatë kësaj periudhe ka krijuar një bazë të mirë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Në fund të takimit, ministri në detyrë i uroi kolonelit Radim Jonas suksese në detyrat dhe angazhimet e tij të ardhshme.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish