Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, këto ditë po qëndron për vizitë në zonat e banuara me Shqiptarë, si Bujanoc e Preshevë.
Hill nga atje deklaroi se dialogu i Brukselit nuk ka për qëllim zgjidhjen e problemeve te shqiptarëve të Luginës.
Pavarësisht kësaj deklarate të ambasadorit amerikan, njohësi i çështjeve politike Melazim Koci thotë se kjo vizitë e Hillit është hap i parë drejtë avancimit të të drejtave të shqiptarëve.
Edhe Belgzim Kamberi nga Instituti për Politika Sociale thotë se ka shenja pozitive drejtë avancimit të të drejtave të shqiptarëve në Serbi.
Përfaqësuesit shqiptarë që jetojnë në Luginën në vazhdimësi kanë kërkuar që çështja e tyre të marr zgjidhje në kuadër të marrëveshjes përfundimtare Kosovë – Serbi.