Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur edhe njëherë vendosmërinë e saj për frenimin e ndikimit rus në Ballkan.
Kështu po vlerëson ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili thotë se këtë e konfirmon vet vizita në Kosovë e shefit të CIA-s, William Burns.
Në intervistën e tij për klankosova.tv, ministri Maqedonci, ka ndarë pikëpamjet e tij mbi çështjet kryesore të sigurisë referuar zhvillimeve të shumta të kohës së fundit por dhe planet e kapaciteteve të FSK-së.
”Vlerësoj që mundësia për përshkallëzim në regjion do të mbetet prezente gjersa mbetet prezente ideja e Serbisë për hegjemoni në Ballkan dhe përderisa kjo ide nga strukturat shtetërore përkthehet operacionalisht përmes kërcënimit ushtarak dhe shfrytëzimit të grupeve jo-formale të armatosura dhe të organizuara nga strukturat e sigurisë në Serbi”, thotë ai mes tjerash.